Babai i Diana Kastratit: Vrasësi i saj në Spanjë, nuk ekstradohet se s’njihet Kosova

Aktuale

Babai i Diana Kastratit: Vrasësi i saj në Spanjë, nuk ekstradohet se s’njihet Kosova

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:13
Gëzim Kastrati

Gëzim Kastrati është një personazh i njohur në Kosovë, i cili prej vitesh mbart një dhimbje shumë të madhe.

Vajza e tij Diana Kastrati u vra në 2011 nga ish-bashkëshorti i saj dhe akoma është i lirë edhe pse kanë kaluar 13 vite.

Sipas tij vrasësi jeton në Spanjë dhe nuk ekstradohet sepse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.

“Ne kemi marrë një informacion nga organet e rendit që është identifikuar në Spanjë, por për shkak të mosnjohjes së shtetit të Kosovës nuk kanë mundur ta ekstradojnë. Këtu duhet bërë presion ndaj shteteve sepse kriminelët e gjejnë gjithmonë vendin ku të fshihen dhe normalisht ata kërkojnë vendstrehim aty ku ndihen më të sigurt, por pyetja është se çfarë bën shteti në këtë drejtim. Ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me ministrinë e Drejtësisë, por ende nuk kemi një reagim me arsyetimin se Spanja nuk e njeh Kosovën,” – u shpreh Kastrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat