Naim Murseli do të ekstradohet në Suedi? Ish-ambasadorja Lama zbulon ku do ta vuajë ai dënimin

Aktuale

Naim Murseli do të ekstradohet në Suedi? Ish-ambasadorja Lama zbulon ku do ta vuajë ai dënimin

Nga: A.Zh Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:25
Alma Lama

Në media është përmendur mundësia e ekstradimit në Suedi të Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Por, këtë e ka hedhur poshtë ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, përmes disa replikave me komentuesit e saj, Lama ka theksuar se Murseli krimin e ka kryer në Kosovë dhe dënimin do ta vuajë po këtu.

Ajo e ka quajtur “psikopat” Murselin, duke thënë ai nuk ka shpjegim racional ajo që e ka bërë.

“Darka e fundit… pastaj pabesia dhe vrasja! Çfarë psikopati!”.

“Psikopatet nuk mund t’i ikin dënimit. Burgjet janë plot me psikopatë, pasi ata kryejnë krime më së shumti, sepse nuk kanë ndjenja, koshiencë dhe moral.”

“Krimin e ka kryer në Kosovë dhe dënimin do e vuajë këtu”.

“Të gjithë jemi të tronditur. Nuk ka shpjegim racional”, ka replikuar Lama në Facebook.

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen, njëri prej të cilëve është burri i Liridonës, Naim Murseli.

Sulmuesi i dyshuar ka deklaruar se është paguar nga Murseli për të kryer vrasjen.

Në seancën e mbajtur të dielën, Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për vrasjen tronditëse./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat