KQZ-ja deklarohet rreth kërkesës për inicim të peticionit për kryetarët verior

Aktuale

KQZ-ja deklarohet rreth kërkesës për inicim të peticionit për kryetarët verior

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Serbët në komunat veriore të Kosovës raportohet të kenë dorëzuar te kryesuesit e kuvendeve komunale kërkesën për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual nga funksioni.

Lidhur me këtë, në një prononcim për Klankosova.tv zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka thënë se kanë pranuar katër shkresa, tre prej të cilave kanë të bëjnë me plotësimin e formualarit për inicimin e kërkesës për peticion.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, ka deklaruar Elezi.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, ka mohuar që kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë.

Uglanjin ka thënë për Klankosova.tv se kërkesa nuk ka shkuar në adresën e kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat