Gjatë ditës në sotme është raportuar në media serbët kanë dorëzuar kërkesë për peticion për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.
E ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se si Ministri nuk kanë pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me nismën nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave.
“Jemi në dijeni rreth raportimeve në media se janë mbledhur nënshkrime nga ‘një grup nismëtar’. Megjithatë, ju njoftojmë se në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë nismë nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Komunave respektive apo antarët e grupit inicues siç parashihet me këtë Udhëzim Administrativ”, tha ministri në reagimin e tij.
Krasniqi tha se secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës. Megjithatë sipas tij, kërkesa për largim duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve me të drejtë vote dhe duhet t’i përmbajë të gjitha elementet dhe të dhënat sipas këtij Udhëzimi Administrativ.
Ndryshe, edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, ka mohuar se serbët kanë dorëzuar kërkesë për peticion për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.
Uglanjin për tëvë1.info ka bërë të ditur se kërkesën e dorëzuar në drejtim të një organizate joqeveritare e ka parë vetëm përmes telefonit, ku sipas tij, arsyeje thuhet se është për “moskryerjen e obligimeve të kryetareve dhe që shërbimi ndaj qytetarëve është në nivel jo të duhur”.