Shaban Murseli, babai i Naimit, të dyshuarit si organizator i vrasjes së Liridona Ademit, gruas së tij ka dhënë përgjigje për gjithë pikëpyetjet e ngritura mbi krimin tronditës.
Shaban Murseli tha se Naimi ka pasur dhe bisedime dhe takime në Tiranë për t’u bërë investitor strategjik.
Ai tha se djali nuk ka pastruar paratë e askujt, as të politikanëve, pasi ka punuar vetë.
Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?
Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.
Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta.Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vertetë është kjo?
Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.
Shabani Mursel tregoi se ndoshta djali i tij është kërcënuar me çështje biznesi apo dhe çështje politike.
Pse e vrau Liridonën?
Kjo pyetej është pyetje është 1 mln dollarëshe. Naimi ishte i përkushtuar ndaj Liridonës. Mos ka qenë jeta e tij në rrezik, i kërcënuar. Se përndryshe nuk ka asnjë teori tjetër. Ndoshta nga bizneset, nga politika. Atë e di ai. Ai priste avionin nga Suedia për në Kosovë, vetëm që t’i ndërronte gomat!
Vrasja e Liridona Ademi Murseli ka tronditur ka shkaktuar zemërim ndaj bashkëshortit të saj Naim Murselit, njeri nga tre të arrestuarit për krimin.
Policia e Kosovës ka arrestuar deri në këto momente bashkëshortin, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen për 30 mijë euro, dorasin Granit Plavën si dhe Kushtrim Kallakun, nipin e Naimit pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë krim.
Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër.
Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit. Policia ka sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se u krye krimi si dhe 19 fishekë dhe një makinë që dyshohet se u përdor nga autorët.
Familjarët e Liridonës zhvarrosën trupit e saj nga Cermjani dhe e varrosen në fshatin Rracaj.