Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërish protestojnë të shtunën, s’ka marrëveshje me Kurtin

Aktuale

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërish protestojnë të shtunën, s’ka marrëveshje me Kurtin

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 09:49
Njësia Speciale e Kosovës

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërisht do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pasi nuk kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti. Heronjtë e Banjskës, të cilët u përballën në mënyrë të suksesshme me grupin e armatosur të Milan Radojiçiqit, tashmë kanë dorëzuar kërkesën për protestë.

Përmes kërkesës së dorëzuar, NjSI-ja ka zgjedhur datën nëntë dhjetor për të protestuar. Pra të shtunën e kësaj jave, NjSI-ja do të protestojë sërish në kërkim të realizimit të kërkesave të tyre.

Lajmin e ka konfirmuar Izmir Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës. Në një prononcim për median, Zeqiri tregoi se tashmë NjSI-ja ka dorëzuar kërkesën për protestë më datën 9 dhjetor.

“Ata kanë bërë kërkesë me datën nëntë, që i bje të shtunën. Jemi në diskutim me ta, unë do ta kem një takim me ta me i pyet cilat janë kërkesat taman. Kërkesën për protestë e kanë dërgu, jemi në diskutime me ta, të shohim çka më tutje, cilat janë kërkesat”, tha Zeqiri për median.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat