Rukiqi, qeverisë rreth 5 milionëshit për rastet sociale: Organizatë që shpërndan ndihma

Aktuale

Rukiqi, qeverisë rreth 5 milionëshit për rastet sociale: Organizatë që shpërndan ndihma

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:56
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi nga LDK, i është referuar Qeverisë Kurti si organizatë joqeveritare.

Ai këtë e ka bërë pas lansimit të masës 1.2 nga ekzekutivi për ndarjen e pesë milionë eurove për familjet me asistencë sociale në mënyrë që ato të blejnë lëndë djegëse për ngrohje.

“Kryemashtruesi, nën presion nga skandalet, me dështime në çdo fushë që i prek qytetarët e vendit dhe nën sanksione, i kthehet edhe një herë kartës së popullizmit. E ka shndërruar qeverisjen në nivelin e një organizate që shpërndan ndihma”, ka shkruar Rukiqi.

“Duhet të ia rikujtojmë prapë, që me ndihma nuk ka zhvillim e as punësim. Mbi 26,000, është numri i qytetarëve, që i janë shtuar listës së të varfërve, në dy vjet të qeverisjes të lëvizjes Vetëvendosje”.

Ai ka shtuar se qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për vende pune dhe jetë të dinjitetshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat