​Hovernier kërkon adresimin e vrasjes së grave në nivel të shoqërisë

Aktuale

​Hovernier kërkon adresimin e vrasjes së grave në nivel të shoqërisë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 15:03
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, të orkestruar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai tha se ky rast i femicidit në Kosovë tregon nevojën për adresimin e kësaj çështjeje në nivel të shoqërisë.

Hovenier, në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI, theksoi nevojën që në Kosovë të ketë një demokraci të fortë dhe promovim të drejtave të njeriut.

Përkitazi me këtë, ai shtoi kërkesën për pjesëmarrje të sigurt të grave në shoqëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat