Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me rezultatet në testin PISA.
Ata kanë vendosur një pankartë në objektin e kësaj ministrie me mbishkrimin “990 ditë mungesa pa arsye”.
Kosova është renditur në vendin e 76-të në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022për lexim, ndërsa në vendin e 77-të për shkencë nga 80 vende pjesëmarrëse.