Policia e Kosovës nuk ka kursyer eskoretën e opozitarit, kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sot rreth orës 13:00, policë të trafikut i kanë vënë gjobë veturës e cila bartë numri një të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vetura e tipit “Audi” ishte e parkuar në rrugën kryesore “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Media kanë ‘kapur’ momentin kur njësitet policore gjobisin Abdixhikun dhe shoferët e veturave të tjera përreth.
Kujtojmë se sipas ligjit të komunikacioni rrugor, gjoba për këtë parkim të paligjshëm sillet nga 30 deri 40 euro.