“Nuk presim zgjedhje të reja në veri, as themelimin e Asociacionit”: Vuçeviqi s’beson që do të ketë zgjidhje së shpejti

Aktuale

“Nuk presim zgjedhje të reja në veri, as themelimin e Asociacionit”: Vuçeviqi s’beson që do të ketë zgjidhje së shpejti

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Millosh Vuçeviq

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka thënë se Serbia nuk pret së shpejti zgjedhje të reja në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe të Kosovës dhe as formim të Asociacionit.

Vuçeviq i ra propagandës – tash edhe më të madhe në funskion të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit – se “do të vazhdojë spastrimi etnik i serbëve” nga Kosova.

“Ne pamë se cila është e keqja më e vogël për serbët. Dhe, për neve, e keqja më e madhe është që kryetarët shqiptarë të mbesin. Nuk ka fort zgjidhje atje dhe ju s’duhet të jeni hipokritë e të thoni – i njihni ligjet e Albin Kurtit.

Njerëzit duhet të mbijetojnë atje. Neve na duhet të zgjedhim të keqen më të vogël. Nuk ka zgjidhje të mira”, ka thënë Vuçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat