Analisti politik Gazmir Raci, ka publikuar një fotografi të Millosh Dimitrijeviçit nga Gorozhdevci i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet serbe nga partia e Milloshevvqit.
Raci thotë se, Dimitrijeviç është i njohur edhe si kryetar i strukturave paralele në Pejë.
Sipas tij, në vitin 2020, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka subvencionuar me 2500 euro për të “pjekur raki”.
Postimi i plotë:
Anëtari i Komitetit për Komunitete në Komunen e Pejës është sot kandidat për deputet në zgjedhjet serbe nga partia e Millosheviqit, SPS.
Ky është Millosh Dimitrijevic nga Gorozhdevci, i njohur edhe si Kryetar i strukturave paralele në Pejë.
Në 2020, Kryetari Muhaxheri e ka subvencionuar me 2,500 euro për të "pjekur raki".