Misteri i vrasjes së Liridonës, gazetari: Çelësi është komunikimi i Murselit dhe Kokallës, bisedat mes tyre me tone kërcënuese

Aktuale

Misteri i vrasjes së Liridonës, gazetari: Çelësi është komunikimi i Murselit dhe Kokallës, bisedat mes tyre me tone kërcënuese

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 00:45
Kushtrim Kokalla dhe Naim Murseli

Gazetari Vullnet Krasniqi ka folur lidhur me krimin makabër që tronditi Kosovën. Ai tha se për rastin e vrasjes së Liridonës, tashmë nuk mund t’i besojë askujt.

Sipas tij çelësi i kësaj ngjarje qëndron te marrëdhënia mes Naim Murselit dhe nipit të tij. Gazetari tha në bisedat telefonike mes tyre kanë zbuluar detaje të cilat mund të çojnë në zbardhjen e krimit.

“Granit Plavën e shikoj vetëm si personi që ka kryer një transaksion. Lidhja këtu është te dy familjet Murseli dhe Kokalla. Si arritën një dajë dhe një nip për të rënë dakord për të kryer një akt të tillë. Për mendimin tim, këtu nuk është një akt i thjeshtë, është diçka më e thellë. Është jashtë logjike të marrësh nipin tënd i cili punon në FSK dhe rrezikon jo vetëm të humbasë punën, por edhe të futet në listat e zeza, këtu ka diçka më të madhe.

Në komunikimet mes Murselit dhe Kokallës kanë gjetur komunikime jo të këndshme. Ata kanë qenë duke argumentuar me tone kërcënuese por duhet të tregohem i kujdesshëm sepse s’dua të zbuloj personin që ma ka treguar. Por ndërlidhja mes Murselit dhe Kokallës është burimi i arsyes”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat