Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka bërë të ditur se një grup i qytetarëve serbë kanë dorëzuar kërkesën për inicim e larimit të kryetarit të kësaj komune Eden Atiq.
Kërkesa është bërë sipas udhëzimit Administrativ ka theksuar Ugljanin, duke shtuar se brenda afatit pers ditor do të kthej përgjigje në lidhje me kërkesën e tyre.
“Unë kam pesë ditë afat dhe ndoshta edhe e refuzoj këtë lloj kërkese, pasi në të shkruan se nuk janë të kënaqur me shërbimet nga ana e komunës”, ka thënë Ugljanin.
Udhëzimi Administrativ, përcakton procedurat e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.