Ishte aktorja Donikë Ahmeti, një nga organizatoret e marshimit, që bëri thirrje në rrjetet sociale për sensibilizim duke e cilësuar femicidin një urgjencë kombëtare.
Ahmeti u shpreh se femicidin në Kosovë dhe Shqipëri e shkakton mentaliteti patriarkal që i ka rrënjët te Kanuni i Lekë Dukagjinit.
“Femicidin në Kosovë e shkakton mentaliteti patriarkal i cili thellë i ka rrënjët në Kanunin e Lekë Dukagjinit, nëse ne nuk e pranojmë që as një shekull nuk ka kaluar kur vajzat i kanë martuar dhe i kanë dhënë edhe një plumb bashkëshortit që po pati ndonjë gjë vritet.
Kështu që nëse ne e mohojmë atëherë thjesht nuk jemi të gatshëm ta ndryshojmë këtë realitet. Ne si artistë dhe aktivistë nuk do të ndalim dhe do të japim kontributin maksimal që këto ngjarje të mos ndodhin”, tha ajo.