Sipas deputetit Armend Muja, Qeveria Kurti e ka rikthyer normalitetin në veri të vendit.
Ai tha se tash atje ka siguri dhe shteti ynë e ka marrë atë pjesë të territorit që ka qenë “jashtë kontrollit”.
Deputeti Muja, deklaroi se dallimi me qeveritë e kaluara sa i përket veriut, tashmë është si “nata me ditë”.
“Sot është normale, nuk vërej shumë dallim kalimi në Veri në Leposaviq deri në Prishtinë”, u shpreh Muja.
“Nuk ka pas valë edhe e kemi rikthy, nuk ka pas kabllo optike, ska pas qasje në 3G e 4G, në atë pjesë sepse ka qenë hermetikisht e mbyllur”, tha ai.
Tutje, ai tha se në kohën sa kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kishte shkuar në atë zonë “rrugëve të dhisë”.
“A të kujtohet Isa Mustafa, në vitin 2016 e pati përuru një urë edhe tash kryeministri i vendit nuk shkojke më përmes rrugëve kah shkohet, po pati shku disa rrugëve në atë pjesë Rahovë, Boletin, menzi e patën çu fshatarët, dmth Rrugëve të Dhisë i thojshin ata fshatarët. Edhe s’kanë mujt me qarkullu atje, ky është dallimi”, tha Muja.