Juristi i njohur kosovar, Ehat Miftaraj, ka thënë se fletarresti i lëshuar nga Interpol-i ndaj Milan Radojçiqit është inicuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe se shtete tjera në këtë nuk kanë dorë, përveç se UNMIKU ae ka vendosur në sistem të Interpol-it.
Miftaraj thotë se tash “në parim” nëse Milan Radojiçiqi udhëton jashtë Serbisë arrestohet në atë shtet dhe fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë.
Postimi i Miftarajt:
Fletëarresti ndërkombetar ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve është inicuar nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves. Fletearresti i leshuar eshte i Republikes se Kosoves.
UNMIK vetem e vendos ne sistem e INTERPOL, sikurse vendos dhjetera fletearreste te tilla brenda vitit sipas kerkesave te autoriteteve gjyqesore te Republikes se Kosoves.
Ne leshimin e ketij fletearresti ska dore asnje shtet tjeter perveç se Republikes se Kosoves, sepse skane as drejte, as autoritet e as mundesi qe te bejne nje te tille.
Fletearresti i leshuar ska lidhje e as nuk mundet te kete lidhje me ndonje mase ndaj Serbise nga BE.
Tash nese Radojçiq guxon e udheton jashte Serbise, i njejti ne baze te fletearrestit te leshuar nga UNMIK ne emer te Kosoves, në parim do te arrestohet ne ate shtet, dhe do te fillojne procedurat e ekstradimit ne Kosove.