Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur rreth draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj diskutoi në selinë e tyre.
Lekaj vlerësoi se nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë dokument, atëherë do të protestohet.
Madje ai tha se protesta do të jetë e fuqishme.
“Lufta jonë kryesore demokratike do të jetë në Kuvendin e Kosovës dhe nëse ky dokument ndodh do të thotë Qeveria e pranon mendoj që atëherë nuk mbetet diç tjetër përpos të protestohet edhe atë fuqishëm të kërkohet mbështetje nga qytetarët sepse po bëhet një dëm i madh shtetit të Kosovës.” – deklaroi Lekaj.