Haliti për draft-statutin e Asociacionit: E kam lexuar, ka vend për kritika

Aktuale

Haliti për draft-statutin e Asociacionit: E kam lexuar, ka vend për kritika

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 08:39
Xhavit Haliti

Para një jave, Bashkimi Evropian u ka dorëzuar partive politike opozitare zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Atë propozim e ka parë edhe deputeti Xhavit Haliti.

“Draftin e kam pa, jam dakord që të veprohet në përputhje me kërkesat që janë permanente që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, të tjerat diskutohen gjatë dialogut dhe vendoset kur pjekën kushtet. Unë nuk besoj që ka me ju tregu diçka më shumë se sa e dinë të gjithë ata, dhe nuk e besoj që pse po i fton Presidentja në takim, mund të merren vendime për hatër të presidentes. Këto çështje janë çështje të interesit të përgjithshëm, dhe në përputhje me atë, duhet të veprojë qeveria, parlamenti dhe Presidentja si noterë mund t’i nënshkruaj materialet që i takojnë asaj”, deklaroi ai.

Deputeti u pyet nëse ka vend për kritika në draft-statutin e Asociacionit.

“Sigurisht ka në disa çështje por unë jam ithtar i asaj që në marrëveshje në këto raste nuk mund të plotësohen këto dëshira vetëm e njërës palë, por duhet të ketë një harmonizim të çështjeve”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat