Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se gjendja e rrugëve që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme, dhe se nuk ka ka borë, akull dhe rrëshqitje dheu.
Siç thuhet në njoftimin e bërë në ora 07:00, në magjistralen Pejë – Kullë rruga është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve por që është e domosdoshme të kenë pajisjet dimërore.
Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se në vendkalimet kufitare nuk raportohet për ndonjë kolonë, dhe se hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës bëhet nga 3 deri në 5 minuta.
Qytetarët mund të informohen mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/December/08/auto_3461702021767.png)