“Procesi i dialogut asnjëherë më parë nuk ka vuajtur nga një nivel kaq i madh i jotransparencës sikur tani”.
Kështu ka deklaruar Bernard Nikaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjersa ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga Qeveria në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Nikaj ka përmendur disa çështje kryesore që, sipas tij, sjellin moskuptim në procesin e dialogut.
Një nga pikat kyçe të shqetësimit të Nikaj është vonesa në vendimmarrjen për implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Në deklaratën e tij, Nikaj ka theksuar se problemi qëndron në mosdeklarimin e kryeministrit Albin Kurti se nëse do ta implementojë ose jo draftin e Asociacionit.
“Problemi themelor qëndron në atë se kryeministri a do ta implementojë këtë Asociacionin, si do ta implementojë, kur do ta implementojë, apo nuk do ta implementojë. [Në raportimin për opozitën në Kuvendin e Kosovës] shpreh vlerësimet e tij politike, dhe vendit nuk nevojitet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, sa më shumë shtyhet ndërmarrja e vendimeve të caktuara, opsionet që vijnë janë të këqija se ato më herët.
“Arsimi duke qenë prioritet, andaj kanë jotansparencë”, ka deklaruar tutje Uran Ismaili i PDK-së.
Ndërsa, analisti Dibran Hoxha ka thënë ta heqin si prioritet arsimin, sepse sipas tij, kur pushteti po e merr si prioritet, po e shkatërron.