Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për degradim të sistemit të shëndetësisë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se gjendja në shëndetësi vazhdon të përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
Ai tha dorëheqjet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë janë si pasojë e ndërhyrjes politike.
Deklaratat ai i bëri në një konferencë për medie të premten.