Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin-Potok, Vedat Mehmeti, ka thënë se ka pranuar në e-mail një kërkesë për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune Izmir Zeqiri.
Lajmin e ka konfirmuar vet Mehmeti, i cili ka thënë se kërkesa është e nënshkruar nga tre qytetarë serbë dhe ka të bëjë me shkarkimin e kryetarit të Komunës.
“Po kam pranuar në e-mail kërkesën e nënshkruar nga tre qytetarë serbë, për inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës sipas Udhëzimit administrativ”, ka deklaruar Mehmeti.
Ai ka thënë se brenda 5 ditësh do ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të njoftojë nëse do ta pranojë atë kërkesë.
Një kërkesë e tillë, të enjten fizikisht është dorëzuar në komunën e Mitrovicës së Veriut, për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.