Gjin Marku i pajtimit të gjaqeve u shpreh në emisionin Real People në Euronews Albania se vrasja e gruas prej burrit të saj dënohet shumë rëndë sipas Kanunit.
Teksa iu referua vrasjes në Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Marku u shpreh se edhe pse normalisht në një rast si ky fëmijët do t’i kalonin familjes së Liridona Ademajt për t’u kujdesur, Kanuni i sheh ata si përgjegjësi e babait, pavarësisht rrethanave.
“Trashëgimia e gjakut duhet të vazhdojë në pronën ku është martuar nëna e fëmijëve”, tha Marku.
Pajtuesi i gjaqeve tregon se sipas Kanunit, fëmijët e Naim Murselit dhe Liridona Ademajt, kur të shkojnë 16 vjeç mund të gjykojnë vet veprimin e babait të tyre, pasi t’u jetë rrëfyer e gjithë historia.
“Nëse e pranojnë babanë apo jo, ata kanë të drejtë të japin një mendim kur të mbushin 16 vjeç. Kurrë nuk ka ndodhur të dhunohet gruaja siç ndodh sot”, tha Marku.