Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Doha.
Ajo është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit.
“Një diskutim i mirë për marrëdhëniet Kosovë-Katar, dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani në platformën ‘X’.
Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën.