Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Abshir Omar Jama.
Osmani në platformën X, është shprehur se është e lumtur për këtë takim.
Derisa theksoi se gjatë këtij takimi u rikonfirmuan marrëdhëniet mes vendeve dhe mbështetjen e ndërsjellë.
“Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka shkruar ajo.