Ka vdekur të hënën Andrew Srong, avokati amerikan i Kadri Veselit që po gjykohet nga Gjykata Speciale.
Për këtë ka njoftuar Avni Bytyçi, që është në ekipin e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.
"Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andreë ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën.
Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas. Faleminderir për të gjitha, vëlla”, ka shkruar ai në Facebook.