Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se ka pasur edhe njerëz brenda Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë fushatë kundër tij.
Ai tha se edhe partitë e tjera dhe mediat kanë bërë fushatë kundër tij dhe sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ju e dini qysh u kanë fushata, edhe mediat, janë kanë anti-Agim Bahtiri”, tha ai në Pressing, transmeton Gazeta Express
“Mendoj që arsyeja ka qenë që kam kaluar në VV”, tha Bahtiri.
“Kam humbur për arsye se disa grupe të njerëzve të VV-së kanë bë anti-fushatë për mua. Janë kanë grupe të caktuara të njerëzve”, tha ai.