Osmani takon deputeten Kearns, flasin për sigurinë në rajon

Aktuale

Osmani takon deputeten Kearns, flasin për sigurinë në rajon

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 21:40
Osmani takon deputeten Kearns

Në margjinat e Forumit Doha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar deputeten britanike, Alicia Kearns, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Diskutime në kohë me një mik të dashur të Kosovës, Alicia Kearns në Doha Forum.

Diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

E falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat