Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë.
Përveç kësaj, komisioni do të shqyrtojë edhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për:
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji;
Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues dhe
Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022.
Mbledhja e këtij komisioni nis në ora 11:00.