Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka thënë se krerët e shtetit kanë ende shumë punë për të bërë.
Në një reagim në Facebook, kjo familje ka vlerësuar se liberalizimi i vizave erdhi si meritë e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti.
Ata kanë akuzuar SHIK-un dhe “partitë banda” se kanë përçarë shoqërinë në Kosovën, duke e sjellur buzë shpërbërjes vendin, përcjell Bota sot.
“Presidentja Vjosa Osmani dhe kryministri Kurti, kanë akoma shumë punë për të bërë.
Duhet të mendojnë gjithashtu ta pajtojnë shoqërinë e përçarë e vrarë nga SHIK-u dhe partitë banda që e sollën Kosoven buzë shpërbërjes.
Tash po afrohemi të lëvizim lirshëm drejt Evropës.
Duhet të theksohet se liberalizimi është meritë e krerëve të pa kriminalizuar dhe korruptuar të Kosovës: presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
E kaluara kriminale e secilit duhet të gjykohet me qëllim që shoqëria dhe shteti të ketë mundësi të ecë drejt përparimit dhe integrimit”, shkruhet në postimin e familjes Imeri.