Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar pas arrestimit të komandant Topit – Haxhi Shalës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, kjo familje i drejtoht Shalës, se nuk mund të mbulohen krimet me shpifje e propagandë.
Tutje familja Imeri shkruan se, tash mundet Shala që t’i nxjerr dëshmitë e rreme.
Reagimi i plotë:
'Komandant' Topi qenka arrestuar dhe transferuar në Hagë.
Dmth krimet nuk mbulohen me shpifje e propagandë o Haxhi Shala.
Tash e ke rastin ideal t'i nxjerresh dëshmitë e rreme, me fat Haga.
Do të ketë lajme edhe ma interesante në të ardhmen.