Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi deklaroi se kur ka dhënë dorëheqje nga ky post, ka thënë se po largohet për shkak se mund të punojë më shumë për Kosovën si jo-ministër për shkak të situatës së përgjithshme që është.
Duke iu referuar vizitave të tij të shpeshta në Kosovë, ai shprehet se kjo nuk është hera e parë që po vjen shpesh në vendin tonë.
“Unë jam argat i Kosovës kudo që të jem, pavarësisht se kush është në politikë, pavarësisht kush është udhëheqës.
Motivi nuk ka rënë për ta ndihmuar Kosovën në shëndetësi”, deklaroi Latifi.