Faton Bislimi, anëtar i LDK-së, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të partisë së tij, Lumir Abdixhikut dhe kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, “babai ideologjik” i Kurtit dhe Abdixhikut është një dhe i njëjti.
Këtë e ka thënë Bislimi duke i krahasuar dy deklarata, një të Kurtit dhe tjetrën të Abdixhikut.
“”Babai ideologjik” i tyre është një dhe i njejti! Unë besoj vetëm në një aleancë të pazëvendësueshme.
Postimi i plotë:
Kurti: "Europa është e ardhmja dhe fati jonë" (gjatë Samitit të BE-së në Tiranë, Dhjetor 2022).
Abdixhiku: "E ardhmja jonë është Europa" (gjatë vizitës në Strasbourg, Dhjetor 2023).
"Babai ideologjik" i tyre është një dhe i njejti!
Unë besoj vetëm në një aleancë të pazëvendësueshme për shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti -- atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Respekt për të gjithë, por siç ka thënë Kissinger, "kur dua të bisedoj me Evropën, kë e telefonoj?" Në Amerikë, adresa është e sakt, dyertë janë të hapura: Capitol Hill, Washington, DC, nga edhe vije frymëzimi im politik si dhe përvoja më unike për mbi dy dekada rresht.
Kosovës i duhet lidership që i beson dhe e trason tutje aleancën tonë me SHBA-të ashtu që e ardhmja jonë të jetë e sigurtë si komb e si shtet.