Jetlir Zyberaj, këshilltar i deputetit dhe ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për restorantin me pronar serb, “Te Bata” në Graçanicë, në të cilin Naim Murseli kishte shkuar me gruan e tij Liridonën për të ngrënë darkë, pak orë para vrasjes së saj.
Zyberaj thotë se ky restorant qenka vendtakim i shqiptarëve me agjentë të BIA-s serbe.
Ai shton se ky është alarm i madh për institucionet e sigurisë.
Postimi i plotë:
Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” në Graqanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysëm ore pas darkës.
Qenka vendtakimi i lloj lloj m*** (ndjesë për shprehjen) të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe.
Ky është alarm i madh për institucionet e sigurisë.