Letër e rëndësishme drejtuar Borrellit dhe Lajçakut për dialogun dhe agresionin e Serbisë ndaj Kosovë

Aktuale

Letër e rëndësishme drejtuar Borrellit dhe Lajçakut për dialogun dhe agresionin e Serbisë ndaj Kosovë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 07:57
Alicia Kearns

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve mike i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Letra thekson urgjencën e adresimit të disa çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën urgjente për largimin e masave ndaj Kosovës.

Letrën është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë.

Image
Letra

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe.

Image
Letra

Përmbajtja e letrës pasqyron urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat