Janë zbardhur detaje të reja nga vajza që u gjet në Pejë të Kosovës, e cila ishte raportuar e zhdukur në Shqipëri. Mësohet se bëhet fjalë për një vajzë 23 vjeçe, e cila prej disa ditësh ishte shpallur e zhdukur në vendin tonë.
Vajza u gjet në Pejë, ndërsa pas një kontrolli mjekësor u zbuakua që ajo është abuzuar seksualisht nga disa persona.
Gazetari Valdrin Daci tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se është e çuditshme se si 23-vjeçarja e cila thuhet të ketë probleme të shëndetit mendor është larguar e vetme nga Tirana për në Pejë.
"Ajo që është e çuditshme është se si një 23 vjeçare e cila thuhet të ketë patur probleme mendore është nisur nga Tirana për në Pejë vetëm e pashoqëruar. Megjithatë i takon instancave përkatëse për të zbuluar çfarë ka ndodhur”, tha gazetari Daci.