Qeveria ndan 40 milionë euro shtesë për FSK-në, Kurti: Po plotësojmë kriteret për anëtarësim në NATO

Aktuale

Qeveria ndan 40 milionë euro shtesë për FSK-në, Kurti: Po plotësojmë kriteret për anëtarësim në NATO

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:41
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për ndarje të buxhetit shtesë për FSK-në.

Kurti tha se bëhet fjalë për 40 milionë euro.

Ai shtoi se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro.

“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat