Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Rukiqi ka thënë se blerja e votës nga pushteti po vazhdon me mjete të taksapaguesve.
Sipas tij “shteti nuk zhvillohet me ndihma”.
Reagimi i plotë:
Blerja e votës vazhdon, me mjete të taksapaguesve, përmes vendimeve të Qeverisë.
Nuk e ka bërë asnjë investim në arsim, shendetësi, çerdhe, rrugë, energji. Mjetet e pashpenzuara ku duhet, po i shpërndan për të blerë vota.
Ne të njejtën kohë, ka perkeqësuar ambientin për biznes dhe për investime.
SHTETI NUK ZHVILLOHET ME NDIHMA