Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, e ka tallur keq deputetin e VV-së, Artan Barashi, i cili sot kryeministrin Albin Kurti e ka quajtur babë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Dërguti ka shkrua se nga rajoni që vjen ajo duhet të plotësohen disa kushte për ta quajtur dikën baba.
“Knej kah na, koxha do kushte duhet me i plotësu për me i thanë dikujt babë”, ka shkruar Dërguti.
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, e ka bërë kryeministrin Albin Kurti babadimër.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi në të cilën kryeministri duket me kapelë të babadimrit dhe disa dhurata.
Në foto shkruan “Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”.
Këtë fotografi e ka postuar pasi Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për të ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët për fundvit.