Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për të dhuruar ndihma nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.
Ai ka thënë se ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për pensionistët nuk mjafton kjo mbështetje.
"Ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri, ku qytetarët mbahen të varur nga shtrirja e dorës me ndonjë qindarkë kohë pas kohe nga qeveria. Për pensionistët nuk mjafton mbështetja për ta festuar Vitin e Ri, por duhet mbështetje që ua mundëson përballimin e shpenzimeve të përditshme të cilat janë bërë të papërballueshme!", ka shkruar Mustafa.