​Zjarrfikësit protestojnë nesër

Aktuale

​Zjarrfikësit protestojnë nesër

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe mos plotësimin e kërkesave, si dhe anulimit të pagesave për rrezikshmëri në punë, do të organizojë nesër një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në ora 11:00.

Në një komunikatë për media, Sindikata e zjarrfikësve ka përmendur edhe problemet e tjera me të cilat përballen si statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve dhe mosha mesatare.

“Kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë dhe njëherësh si pasojë e problemeve të pa zgjidhura me dekada, kemi vendos që më datën 14 dhjetor 2023 të riaktivizojë protestë, qe edhe një here Qeveria e Kosovës të dëgjojë zërin e zjarrfikësve dhe të shqyrtojë urgjentisht gjendjen e krijuar. Protesta do të vazhdojë derisa zjarrfikësit e Kosovës të marrin përgjigje për kërkesat e parashtruara nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave, Punë dhe Transfere”, thuhet në komunikatë.

Zjarrfikësit thonë se janë të anashkaluar dhe të trajtuar në mënyrë diskriminuese dhe se kërkesat e tyre nuk janë realizuar për mungesë buxhetore, por janë si rezultat i neglizhencës së institucioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat