Meloni takon Osmanin, kërkon nga palët shtensionim dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

Aktuale

Meloni takon Osmanin, kërkon nga palët shtensionim dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 00:03
Giorgia Meloni dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Siç njofton qeveria italiane, takimi ishte i përzemërt.

Përveç konfirmimit të miqësisë që lidh Italinë dhe Kosovën, ofroi një mundësi për të bërë një pasqyrë të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Nga pala italiane u përsërit ftesa për të dyja palët për të miratuar masa de-përshkallëzimi që synojnë të mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, u tha në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat