Kërkojnë përmirësim të kushteve, zjarrfikësit sërish në protestë para Qeverisë

Aktuale

Kërkojnë përmirësim të kushteve, zjarrfikësit sërish në protestë para Qeverisë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:06
Protesta e zjarrëfikësve

Anëtarët e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës janë mbledhur sot për të protestuar para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas pamjeve të publikuara nga arbresh, zjarrfikësit kanë marshuar në sheshet kryesore në kryeqytet dhe kanë arritur para Qeverisë.

Kjo protestë vjen në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë.

Ata me protestë po kërkojnë rritje të pagave, pagesa për kujdestari dhe për punë shtesë jashtë orarit, pagesa për rrezikshmëri dhe rritje të numrit të zjarrfikësve nëpër komuna.

Zjarrfikësit kanë potencuar se neglizhenca e institucioneve ka shkaktuar irritim dhe sipas tyre, mosplotësimi i kërkesave “s’është për shkak se s’ka mjete buxhetore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat