Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së dhe ish luftëtari Nasim Haradinaj, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ky lajm është mirëpritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Mirë se kthehesh në familje, Nasim!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Ndërkaq, Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së Faton Klinaku, ka njoftuar se ish-nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinaj, tashmë ka mbërritur në Gjakovë.