“Hiqet si “patriot””, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj Ramës pas deklaratës së fundit për Kosovën – ia kujton këtë gjë nga e kaluara!

Aktuale

“Hiqet si “patriot””, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj Ramës pas deklaratës së fundit për Kosovën – ia kujton këtë gjë nga e kaluara!

Nga: A.M. Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:33
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij për largimin e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

Profesori përmes një postimi në Facebook rikujtoi se ishte Rama qe vendosi sanksione i pari ndaj Kosovës, e për këtë as nuk kërkoi falje

Bytyçi tha se Rama po hiqet si “patriot” pro-Kosovës, derisa nuk pranon gabimet e tij.

“Hipokritët kurrë nuk pranojnë gabimet e fajet e tyre! Ata asnjëherë nuk pranojnë të zbatojnë standartet që kërkojnë t’i zbatojnë të tjerët. Edhe Padishahu i Madh i Portës së Mbyllur të Tiranës bën të njëjtën gjë. Kritikon Albinin për qëndrime të ashpra në raport me presidentin e Serbisë, madje i kërkoi para gati 6 muajve europianëve ta ndëshkojnë Kosovën për këtë shkak. Por nuk pranon të zbatojë asnjë të drejtë për opozitën në vendin e tij” – shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Si tha? "Kam kërkuar në Bruksel që Kosovës t’i hiqen sanksionet"! Kështu deklaroi sot Padishahu ynë, bëmat e të cilit nuk i shihen për të madhe. Madje edhe kur bën shefin e protokollit për fotografinë e ditës në Këshillin e Europës.

Por nuk kërkoi ndjesë për faktin se ishte kryeministri i Shqipërisë ai që vendosi i pari sanksione kundër Kosovës. Ai jo vetëm në fund të qershorit 2023 pezulloi mbledhjen e përbashkët të qeverive, të përgatitur për t’u zhvilluar në Gjakovë. Ai atë kohë bëri thirrje në strukturat euro-atlantike që "Kosova të ndëshkohet me sanksione"! U përpoq presidentja Osmani t’i parandalojë këto sanksione, kur tha se "duhen sanksionuar individët, por jo Kosova"! Megjithatë Padishahu i Tiranës ia arriti ta sanksionojë atë.

Tani na hiqet si pro-Kosovë. Hiqet si "patriot"! Se po i dhimbset që ajo vuan sado pak për shkak të ndalimit të financimeve të BE-së!

Hipokritët kurrë nuk pranojnë gabimet e fajet e tyre! Ata asnjëherë nuk pranojnë të zbatojnë standartet që kërkojnë t’i zbatojnë të tjerët. Edhe Padishahu i Madh i Portës së Mbyllur të Tiranës bën të njëjtën gjë. Kritikon Albinin për qëndrime të ashpra në raport me presidentin e Serbisë, madje i kërkoi para gati 6 muajve europianëve ta ndëshkojnë Kosovën për këtë shkak. Por nuk pranon të zbatojë asnjë të drejtë për opozitën në vendin e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat