Abdixhiku takon Hyland nga DASH-i: Shpreha pakënaqësitë për përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit

Aktuale

Abdixhiku takon Hyland nga DASH-i: Shpreha pakënaqësitë për përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:38
Foto nga takimi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur në takim Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Siç njofton Abdixhiku në Facebook, Hyland i ka kërkuar mbështetje të procesit të dialogut me Serbinë.

“I shpreha gjithë mirënjohjen tonë dhe anëtarësisë sonë, për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës.

Në takim i kërkova që kjo mbështetje për Kosovën – për popullin tonë – të vazhdojë, veçmas në procesin e ndjeshëm dialogues me Serbinë, me qëllim të mbrojtjes së interesave tona shtetare, të përcaktuara në Kushtetutë e Deklaratë të Pavarësisë”, u shpreh Abdixhiku,

Tutje tha se ka shprehur brengat për përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit.

“Drejtoreshës Hyland i shpreha dhe pikëpamjet tona rreth dokumentit të draft-statutit – të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga kjo Qeveri – dhe brengat që kemi mbi përmbajtjen e tij”, shkroi më tej.

“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, tha Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat