Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës.
Ajo do ta mbajë fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.
Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.