Preteni: Kosova nuk rrezikohet nga sulmet frontale, mund të ketë vetëm ndonjë individual

Aktuale

Preteni: Kosova nuk rrezikohet nga sulmet frontale, mund të ketë vetëm ndonjë individual

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 17:56
Hasan Preteni

Ish-ushtaraku, Hasan Preteni ka vlerësuar se Kosova është e sigurt sa i përket mundësisë së një sulmi frontal ushtarak.

Ai tha se Kosova është e përgatitur dhe se po ashtu mbështetet nga NATO dhe  KFOR-i.

“Kosova nuk është në rrezik nga një sulm frontal, e kemi NATO-n dhe KFOR-in… Kemi një intertvistë e ambasadorit amerikan që kategorikisht e ka refuzuar një gjë të tillë, Amerika qëndron prapa Kosovës… Nuk mund të ketë sulm frontal por sulm individual”, tha ai.

Tutje ai tha se AKI-ja vazhdimisht dërgon raporte te kryeministri dhe presidentja sa i përket situatës së sigurisë, porse ato nuk bëhen publike për shkak të konfidencialitetit.

Preteni theksoi se nuk duhet të dilet publikisht të thuhet se policia i ka kushtet e këqija sepse ndikon negativisht në aspektin e sigurisë.

“Jam i sigurt që jemi në nivel të detyrës, një element negativ, nuk është mirë një tenim të krijimit të defetizmit në strukturat tona, nuk guxon të ketë asnjë informatë për pozicionin tonë të keq. Se policia i ka pagat e vogla, nuk ka pajisje është e lodhur, nuk duhet të dalim të themi kështu. Duhet të jemi unik, të dalim me informata nuk na duhet”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat