Serbia s’ka gatishmëri për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit

Aktuale

Serbia s’ka gatishmëri për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Kryeministri i KosovëS, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Josep Borel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialog. (Foto: Komisioni Evropian)

Pavarësisht dakordimit në Ohër, Serbia vazhdon të bëjë obstruksione zbatimit të marrëveshjes me Kosovën.

Së fundmi në një samit të rëndësishëm mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor raportohet se Serbia ka shprehur rezerva sa i përket dakordimit të marsit të këtij viti.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, ka mbajtur qëndrim nacionalist duke thënë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”

Ndërkohë, në Kosovë është komentuar ky qëndrim nga partia në pushtet.

Sipas VV, Serbia asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri për zbatim të marrëveshjes po për dicka tjetër.

Qëllimi i një shteti që ka një president i cili nuk synon për të respektuar dakordimet e marrëveshjet e arritura është që të bëj konflikt e këtë e kemi pa edhe në Banjkë”, ka deklaruar Arbëresha Kryeziu, nga VV-ja.

Ndërkohë opozita kosovare ka kritika për paraqitjen e presidentes Vjosa Osmani, në samitin e BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Enver Hoxhaj, që dikur ishte shef i diplomacisë kosovare ka thënë se Osmani, informacionin se Serbia po përgatit edhe një sulm të dytë si ai në Banjskë, do të duhet ta thoshte mbrapa kamerave.

“Thirrja se në Kosovë po ka luftë e po planifikohet sulm është e rrezikshme. Unë iu them qytetarëve të Kosovës se nuk ka sulm, përderisa është NATO këtu. Nuk mundet një vend si Serbia, që është një avantur qesharake ta sulmoj Kosovën, derisa prania ushtarake e NATO-s përmes KFOR-it cdo ditë e më shumë po rritet”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat